Fillimi
MIRË SE ERDHËT!
Brendi “Korab Tërnica” ekziston që nga viti i largët 1945. Që nga vetë fillimi veprimtari kryesore e ka pasur ruajtjen e deleve, e me këtë edhe prodhimin dhe shitjen e mëvetësishme përmes dyqaneve të veta të produkteve të qumështit dhe të mishit. “Korab Tërnica” si brend bëhet i njohur për produktet që kanë fituar famë gjithandej, siç janë “kaçkavalli Korab”, “djathi i Tërnicës” dhe ”kosi i dhenve i Tërnicës”. Gjatë viteve kjo firmë ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe zgjerim të aktiviteteve të veta. Kështu, në vitin 1974 u ndërtua dhe nisi me punë restoranti “Korab Tërnica”, në mënyrë që më vonë të pajiset me kapacitete vendosëse. Si një shenjë njohëse e restorantit bëhet kaçamaku, i cili shërbehet me kos dhensh, me “kaçkavall Korab” ose me “djathë Tërnice”, që tradicionalisht janë prodhuar në mandra, e pastaj janë ruajtur në shpellat e malit Korab.
Në vitin 2015 nis cikli i investimeve me të cilat i kthehet shkëlqimi brendit “Korab Tërnica”. Sot, përveç që është ruajtur fryma tradicionale, është bërë edhe modernizimi dhe zgjerimi i veprimtarive të ndërmarrjes. Koncepti i “Korabit Tërnica” mund të quhet “nga natyra deri te tryeza”. Koncepti i këtillë nënkupton prodhimin e produkteve natyrale dhe shitjen e tyre përmes kanaleve vetjake. Për këtë qëllim ndërmarrja disponon me ferma të vetat me dele dhe dhi shumë qumështore stallash, nga qumështi i të cilave në vazhdimësi gjatë tërë vitit në mandrën vetjake prodhohen produktet tradicionale të qumështit, që i karakterizon cilësia e lartë dhe konstante. Të njohura përveç për qumështin, delet dhe dhitë e stallave dallohen edhe për cilësinë e lartë të mishit. Ndërmarrja posedon edhe fermë të vetën të lopëve, veti e të cilave është, gjithashtu, cilësia e lartë e mishit. Lopët në ditët e nxehta të vitit dërgohen në kullosat e malit Korab, që disponojnë me bar të njomë dhe tejet cilësor. Për prodhimin e mishit ndërmarrja disponon me thertore të vetën, në të cilën aplikohen të gjitha kriteret dhe standardet më të larta të prodhimit. Me qëllim që të jemi sa më afër natyrës, siguruam edhe koshere tonat të bletëve, që japin mjaltë 100% natyral. Me brendin “Korab Tërnica” prodhohen dhe shiten një paletë e gjerë produktesh natyrale…