Në kuadër të kompleksit “Korab Tërnica” gjendet restoranti tërësisht i restauruar me pamje dhe ndërtim autentik nga viti 1974. Restoranti e ka ruajtur pamjen origjinale të jashtme dhe të brendshme, por me qëllim që të mundësojë pranim të një numri më të madh mysafirësh, janë ndërtuar tarraca verore nëpër të cilat rrjedh baseni me trofta lumi, si dhe fontana që derdhen në të. Restoranti disponon me sallë të tipit të mbyllur për mbajtjen e seminareve, solemniteteve dhe ngjarjeve të tjera. Përveç kësaj, restoranti ofron tarracë me banak të vetin, që mundëson kënaqjen me horizontet e Korabit, Sharrit dhe Bistrës.

Restoranti e ka ruajtur edhe enterierin origjinal, që përbëhet nga shtyllat masive të drurit, tarracë të brendshme, oxhak, llambadarë dhe mermer, e të gjitha këto janë veti e vendosmërisë që në një kohë më ndryshe dhe të vështirë në një rajon malor të ndërtohet diçka moderne, e që në të njëjtën kohë do të jetë edhe një kënd tradicional për kënaqje.

Në restorant shërbehet ushqimi tradicional, ndërsa më i njohur është për kaçamakun, i cili paraqet simbol të këtij restoranti dhe përgatitet sipas recetës së vjetër të barinjve të Korabit Tërnica. I njëjti shërbehet me kos të dhenve ose me “kaçkavall Korab” dhe “djathë Tërnice” dhe paraqet një kënaqësi të vërtetë gastronomike. Shërbehen edhe pitet tradicionale të Rekës me lakër, presh, spinaq dhe me kungull, pastaj mishi i përgatitur në mënyrë të jashtëzakonshme i qengjit, kecit, viçit dhe pulës, peshku, gjellë të ndryshme dhe shumë ushqime të tjera. Për desert, përveç atyre standarde, të pashmangshme janë sutliashi, bakllavaja, kungulli i pjekur.

 

Rezervim online