Në zemrën e Rekës së Epërme, mes majave të larta të Korabit, Sharrit dhe Bistrës, te përrenjtë e shumtë që rrjedhin gjithandej përreth lumit të Radikës, midis pemëve të llojllojshme malore dhe drurit të sekuojës që ju pret me krenari, gjendet kompleksi “Korab Tërnica”. Kompleksi gjendet në kilometrin e 5-të të rrugës nga Liqeni i Mavrovës në drejtim të Dibrës.

Kompleksi u ofron mysafirëve mundësi për pushim në dy objektet pushuese, nga të cilët njëri disponon me 6 apartamente dhe 4 dhoma me banja të vetat, TV me zgjedhje të madhe kanalesh dhe, më e rëndësishmja, një shikim të mrekullueshëm drejt maleve të Korabit, Sharrit dhe Bistrës. Gjithashtu, në këtë kapacitet vendosës gjendet recepcioni, lobi me pishinë të brendshme dhe dyqani personal me produkte qumështi dhe mishi, reçele, mjaltë, fruta mali, verëra, brumëra, çaj, e kështu me radhë. Objekti tjetër është një ndërtim i ri që disponon me 4 dhoma gjumi dhe 2 dhoma grupore, ambient lobi me tualete të përbashkëta dhe ballkone të mëdha, i përshtatshëm për  vizita të organizuara në grupe. Për aventurierët, në afërsi të këtyre objekteve gjendet edhe një hapësirë e posaçme për kamping dhe për tenda, e pajisur me infrastrukturë komplete.

Ky kompleks, përveç me kapacitetet për vendosje, disponon edhe me hapësira për mbledhje dhe takime afariste.

Rezervim online





    Amenities

    • Televizor
    • Frigorifer me mini-bar
    • Telefon
    • Tharëse flokësh
    • Peshqirë
    • Shampo
    • Ngrohje qendrore

    Kompleksi mundëson aktivitete të ndryshme, siç janë gjuetia dhe peshkimi, rafting, alpinizëm, kamping, çiklizëm dhe, diçka për të cilën jemi veçanërisht krenarë, mundësojmë tura të kalërimit, që përfshijnë kalërim deri në Galiçnik ose deri në stanet e Korabit, piknik me lanç-paketa dhe kthim në vendnisje.